Billbordet & Totemet

Bilborded dhe totemet jane metoda shume efektive të reklamimit, ngaqë ato kryesisht kanë dimenzione të mëdha dhe bien në sy nga distanca shumë të largëta. Pavarësisht nga vendi dhe lartësia, Grafika ofron bilboard dhe toteme me madhësi të ndryshme për të gjitha industritë dhe me efekte 3D me ndriçim të plotë nga brenda dhe jashtë. Te ne, bilbordet dhe totemet ndërtohen me standarde shumë të larta duke i dhënë rëndesi te veçantë inxhinierisë, cilësisë dhe sigurisë. E gjithë struktura metalike prodhohet në punëtorinë e kompanisë dhe pastaj të gjitha pjesët dërgohen për montim në lokacionin ku do të vendoset. Ekipet tona posedojnë kapacitetet e nevojshme për hapjen e gropës, përgatitjen e bazës, montimin e shtyllës dhe ngritjen e bilbordit në lartësi të ndryshme.

Billbordet

Ofrojmë shërbimin e billboard për ata që dëshirojnë të promovojnë markën, produktin ose shërbimin e tyre në mënyrë të fuqishme dhe efektive. Billboard-et janë një mënyrë ideale për të kapur vëmendjen e audiencës së gjerë dhe për të siguruar dukshmëri të lartë për biznesin tuaj. Ofroni mundësinë e krijimit të billboard-eve të personalizuara që mund të vendosen në lokacione strategjike për të arritur një audiencë të madhe dhe të diversifikuar.

Totemet

Ofrojmë shërbimin e totem për promovimin e markës suaj dhe rritjen e dukshmërisë në hapësira publike. Totemet janë një mënyrë ideale për të krijuar një pikë të dallueshme informacioni dhe reklame, duke ofruar një mundësi tërheqëse për të pasqyruar mesazhe të ndryshme për klientët dhe kalimtarët. Ata janë të përshtatshëm për përdorim në hapësira të mëdha si qendra tregtare, parqe, shtigje të rëndësishme dhe zona të tjera me kalimtarë të shumtë, duke siguruar një ekspozim të lartë për biznesin tuaj.

Kosovë

Rr. Halil Berisha p.n

Prizren, Kosove

+383 46 151 889

[email protected]

Shqipëri

Tiranë-Durrës Km .12, Prestige Home

Tiranë, Shqipëri

[email protected]

Maqedoni e veriut

Rr. Pashko Vasa
Shkup

Maqedoni e Veriut

[email protected]

SQ