Enterier
Komunikimi i një mesazhi të qartë për ata që hyjnë në ambientet tuaja duhet të jetë qëllimi kryesor për biznesin dhe shtëpinë tuaj. Dizajni i enterierit ndihmon në krijimin e një hapësire me një strukturë tërheqëse, pa cenuar funksionalitetin.
Përmes myshqeve apo barrisolit, ne përpiqemi të sjellim një atmosferë ndryshe në ambientet tuaja private dhe profesionale. Misioni ynë është që ju të ndiheni mirë në një mjedis elegant dhe unik.
Nëpërmjet produkteve tona, ne synojmë t’ju ofrojmë një lidhje personale me vendin ku veproni. Zbuloni se si produktet tona të enterierit mund t’i japin një stil të veçantë ambienteve tuaja.

Barrisol
Barrisol është sistem stretch i tavanit e cila përdoret kryesisht në ambiente të brendshme dhe lejon printimin digjital sipër dhe përfshirjen e të gjitha llojeve të dritës. Përparësitë kryesore të tavaneve strech janë: instalim i lehtë dhe i shpejtë; pamja e bukur; fsheh defektet në tavanin tuaj; ka jetë të gjatë; mirëmbahet lehtë. Transformoni tavanet e shtëpive dhe bizneseve tuaja me Barrisol.

Myshqe
Pllakat tona të myshkut natyral mund të përdoren në mure ose dysheme për ti dhënë gjallëri biznesit ose shtëpisë tuaj. Ne përdorim myshqe të zgjedhura nga natyra të cilët mirëmbahen lehtë, janë të butë, nuk e mbajnë pluhurin dhe absorbojnë zhurmën. Jepini një prekje të natyrës ambienteve tuaja të brendshme.

Lightbox
Light box është një mënyre e mirë për t’i tërhequr sytë e klientëve tuaj në produktet që ju dëshironi. Ky produkt është jashtëzakonisht elegant dhe i jep një prekje profesionale biznesit tuaj. Me ngjyra të theksuara dhe drita të shndritshme, light box është zgjedhje ideale për biznesin tuaj. Ky produkt vjen në përmasa të ndryshme dhe dizajne unike simbas dëshirës tuaj.
