GRAFIKA

  • | vehicle wrapping
  • | 3D signage
  • | billboards & totem
  • | led & neon
  • | digital print

INTERIOR

Komunikimi i një mesazhi të qartë për ata që hyjnë në ambientet tuaja duhet të jetë qëllimi kryesor për biznesin dhe shtëpinë tuaj. Dizajni i enterierit ndihmon në krijimin e një hapësire me një strukturë tërheqëse pa cenuar funksionalitetin. Përmes neonit, myshqeve, apo barrisolit, ne mundohemi të sjellim një atmosferë ndryshe në ambientet tuaja private dhe profesionale. Misioni jonë është që ju të ndiheni mirë në një mjedis elegant dhe unik. Nëpërmjet produkteve tona ne mundohemi të ju ofrojmë një lidhje personale me vendin ku ju veproni.

Zbulojeni se si produktet tona të enterierit mund t’i japin një stil të veçantë ambienteve tuaja.

Neon

Në sajë të ngjyrave të saj të ndritshme, për dekada, neoni është përdorur si një metodë e promovimit të biznesit. Ri-sjellja e neonit në trajtimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme tashmë është shndruar në trend të arkitekturës moderne. Ne prodhojmë neon plotësisht punë dore që janë të përmasave të ndryshme me një variacion prej 150 ngjyrash.

Barrisol

Barrisol është sistem stretch i tavanit e cila përdoret kryesisht në ambiente të brendshme dhe lejon printimin digjital sipër dhe përfshirjen e të gjitha llojeve të dritës. Përparësitë kryesore të tavaneve strech janë: instalim i lehtë dhe i shpejtë; pamja e bukur; fsheh defektet në tavanin tuaj; ka jetë të gjatë; mirëmbahet lehtë. Transformoni tavanet e shtëpive dhe bizneseve tuaja me Barrisol.

Myshqe

Pllakat tona të myshkut natyral mund të përdoren në mure ose dysheme për ti dhënë gjallëri biznesit ose shtëpisë tuaj. Ne përdorim myshqe të zgjedhura nga natyra të cilët mirëmbahen lehtë, janë të butë, nuk e mbajnë pluhurin dhe absorbojnë zhurmën. Jepini një prekje të natyrës ambienteve tuaja të brendshme.

Lightbox

Light box është një mënyre e mirë për t’i tërhequr sytë e klientëve tuaj në produktet që ju dëshironi. Ky produkt është jashtëzakonisht elegant dhe i jep një prekje profesionale biznesit tuaj. Me ngjyra të theksuara dhe drita të shndritshme, light box është zgjedhje ideale për biznesin tuaj. Ky produkt vjen në përmasa të ndryshme dhe dizajne unike simbas dëshirës tuaj. 

This website uses cookies to improve your experience. Cookie Policy