GRAFIKA

  • | vehicle wrapping
  • | 3D signage
  • | billboards & totem
  • | led & neon
  • | digital print

LED

Panelet LED përbëhet nga disa monitorë të cilët ndërlidhen së bashku për të krijuar imazhin e një ekrani të gjerë. Varësisht nga ambienti ku ato përdoren, këto monitorë LED vijnë me cilësi të ndryshme të pikselëve (P2,5 deri P10) të cilat ndikojnë në përvojën e shikimit. Shkronja “P” tregon densitetin e pikselëve në sipërfaqe të caktuar, sa më i lartë densiteti aq më e qartë pamja nga distanca. Për shembull, densiteti P6 deri P10 përdoret për distanca nga 20 deri 50 metra, kurse densiteti 2,5P deri 5P për distanca 5-20 metra. Asnjë teknologji tjetër nuk është aq e gjithëanshme dhe dinamike sa panelet me LED, ngaqë në to mund të shfaqin çdo gjë elektronike. Panelet me LED mund të përdoren në ambiente të jashtme dhe të brendshme në shumë mënyra dhe janë shumë efektive për markën tuaj.

Ne ofrojmë panele LED të përmasave të ndryshme për ambiente të jashtme dhe të brendshme, me densitet të pikselëve nga P2,5 deri në P10. Se bashku me LED ekranet, ne gjithashtu si pjesë të paketës ofrojmë edhe aplikacionin mobil falas për IOS dhe Android nëpërmjet së cilës ju mund të ndryshoni përmbajtjen e ekranit nga telefoni juaj. Për shembull, sa herë që keni nevojë t’i ndryshoni çmimet në tabelën LED ju mund ta bëni këtë lehtësisht nga telefoni juaj pa pasur nevojë për kompjuterë.

Indoor

Panelet LED për ambiente të jashtme mund të lexohen edhe nën rrezet e diellit në mes të ditës.

Outdoor

Panelet LED për ambiente të brendshme janë shumë efektive dhe shumë më të përshtatshme se ekranet e zakonshme të televizorëve.

This website uses cookies to improve your experience. Cookie Policy