Reklamat 3D
Reklamat 3D shtojnë një dimension të tretë në reklamën tuaj, duke krijuar një efekt vizual të fuqishëm dhe tërheqës. Falë ndriçimit, hijezimit, ngjyrave të larmishme dhe efekteve unike, ato tejkalojnë çdo mundësi që ofrojnë sipërfaqet e sheshta.
Këto reklama mund të realizohen me materiale nga më të ndryshmet dhe të formësohen sipas dëshirës suaj. Janë të përshtatshme si për ambiente të jashtme, ashtu edhe për ato të brendshme, duke siguruar një prezencë të vazhdueshme 24/7 dhe një estetikë që tërheq vëmendjen e kalimtarëve.
Pavarësisht nëse keni një restorant, bar, spital, butik, zyrë, barnatore apo bankë, reklamat tona tre-dimensionale do të duken mahnitëse në ambientet tuaja. Reklamat tona janë të dukshme dhe ndihmojnë në arritjen e objektivave të biznesit tuaj.
Në Grafika, përdorim gjithmonë materialet më cilësore në treg, duke siguruar që reklama juaj të jetë e qëndrueshme dhe pa shqetësime për mirëmbajtjen. Për më tepër, ekipi ynë i specializuar është gjithmonë i gatshëm të kujdeset për mirëmbajtjen e shenjave tuaja, duke ju garantuar një prezencë të vazhdueshme dhe profesionale.

Pleksiglass
Shenjat me pleksiglass janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar pamjen dhe ndjesinë e biznesit tuaj. Vijnë në shumë lloje të ngjyrave dhe janë të qëndrueshme.

Inox
Celiku inox është një metal shumë reflektues që jep një shkëlqim të këndshëm. Reklamat e punuara me inxo i japin një pamje elegante ambienteve tuaja. Janë të pandryshkshëm dhe lehtë për mirëmbajtje.

Forex
Foreksi është krijuar posaçërisht për printim direkt dixhital dhe siguron rezultate të shkëlqyera të printimit për aplikime. Ky material procesohet me makineri automatike (CNC) që sigurojnë prerje me precision të lartë.

Metal
Përpunimi i metalit për reklama 3D mund të realizohet në përmasa, ngjyra dhe volum të ndryshëm.
