GRAFIKA

  • | vehicle wrapping
  • | 3D signage
  • | billboards & totem
  • | led & neon
  • | digital print

3D Signage

Shenjat 3D, shtojnë një dimension të tretë në reklamën tuaj. Ndriçimi, mundësia e hijezimit, ngjyrat e ndryshme dhe efektet tejkalojnë gjithçka që mund të arrihet ndonjëherë në sipërfaqe të sheshta. Këto shenja mund të realizohen me materiale nga më të ndryshmet dhe mund të formësohen simbas dëshirës tuaj. Përveç se janë të përshtatshme për ambientet e jashtme dhe të brendshme, ato gjithashtu janë prezent 24/7 dhe krijojnë një estetikë që tërheq vëmendjen e kalimtarëve.

Keni një restorant, bar, spital, butik, zyrë, barnatore, bankë, etj… reklamat tona tre-dimensionale pa dyshim do te duken shume bukur në ambientet e objektit tuaj. Reklamat që prodhohen nga ne jenë shumë të dukshme dhe kontribuojnë në arritjen e trageteve tuaja. Në Grafika ne gjithmonë sigurohemi që të përdorim materialet më të mira në treg në mënyrë që sapo të instalojmë reklamën tuaj ju nuk do të keni nevojë të shqetësoheni për to. Dhe nëse kjo nuk mjafton, ne kemi një ekip të tërë specialistësh të reklamave që mund të kujdesen për mirëmbajtjen e shenjave për ju.

Pleksiglass

Shenjat me pleksiglass janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar pamjen dhe ndjesinë e biznesit tuaj. Vijnë në shumë lloje te ngjyrave dhe janë të qëndrueshme.

Inox

Çeliku inox është një metal shumë reflektues që jep një shkëlqim të këndshëm. Reklamat e punuara me inox i japin një pamje elegante ambienteve tuaja. Janë të pandryshkshëm dhe lehtë për mirëmbajtje.

Forex

Foreksi është krijuar posaçërisht për printim direkt dixhital dhe siguron rezultate të shkëlqyera të printimit për aplikime. Ky material procesohet me makineri automatike (CNC) që sigurojnë prerje me precision te larte. 

Metal

Perpunimi i metalit për reklama 3D mund të realizohet në përmasa, ngjyra dhe volum të ndryshëm.

This website uses cookies to improve your experience. Cookie Policy
tr_TRTurkish