GRAFIKA

  • | vehicle wrapping
  • | 3D signage
  • | billboards & totem
  • | led & neon
  • | digital print
Rreth nesh

Kur imazhi i kompanisë tuaj është gjithçka dhe keni nevojë për reklama që ndihmojnë rritjen e biznesit, atëherë Grafika është adresa e duhur.  Çdo brend është i ndryshëm. Po kështu të ndryshme janë edhe elementët që nevojiten për ta sjellë reklamën në jetë. Në Grafika, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është që reklama juaj dhe elementët e brendit të lidhen me njerëzit dhe komunitetin ku biznesi vepron. Për shkak se reklamat janë përshtypja e parë, është e rëndësishme që kjo përshtypje të jetë e duhur. Prandaj, ne në Grafika, jemi ekspertë të industrisë që jemi plotësisht të vetëdijshëm për atë se çfarë duhet për të konceptuar, zhvilluar dhe implementaur versionin fizik të reklamës tuaj.

Individ apo korporatë, një reklamë apo qindra, reklama të përkohshme apo të përhershme, tek ne kjo nuk ka rëndësi, sepse ne kemi kapacitetet e nevojshme për të trajtuar nevojat e secilit klient me përkushtimin më të madh – tek ne secili projekt merr trajtimin dhe rëndësinë e njëjtë. Ne mund të ofrojmë shërbim të plotë për kërkesat tuaja rreth reklamave, duke filluar nga dizajnimi, shtypi e deri tek montimi. Të gjitha këto shërbime i ofrojmë me çmimet më të mira në treg, bazuar në raportin çmim/cilësi. Ofrimi i shërbimeve cilësore gjithmonë kërkon një organizim të mirëfilltë, ekip të përkushtuar, pajisje moderne dhe materiale cilësore. 

Me qëllim të zhvillimit të punëve në mënyrë të organizuar dhe të strukturuar, Grafika në strukturën e saj përmban këto departamente:

  • Prodhimi (njësitë: mbështjellja e veturave, përpunimi i hekurit, ngjyrosja, elektrika, montimi)
  • Shtypi Digjital
  • Dizajn dhe Kreativiteti
  • Financat
  • Kujdesi ndaj klientit (njësitë: klientë të korporatave dhe klient të bizneseve)
  • Shitjet (njësitë: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni)

Ajo që na bën neve të dallohemi në tregun e reklamave, janë njerëzit tanë. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë me përvojë të cilët janë ekspert të fushës së vetë dhe me përsosmëri kuptojnë pritjet dhe dëshirat e klientëve tanë.  Para se të ndërtojmë një ofertë për klientë ekipi ynë i ekspertëve fillimisht kupton markën, vlerëson lokacionin dhe dokumenton çdo detaj tjetër. Më pastaj ekipi

sigurohet që projekti ka qëndrueshmëri dhe se marka përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithmonë duke mos e dëmtuar buxhetin dhe duke mos ofruar ndryshime të panevojshme. Prandaj ne jemi krenarë me ekipin tonë.

Ne jemi të pëkushtuar që ta bëjmë reklamën tuaj realitet, pikërisht ashtu siç e shihni në propozim. Që porosia juaj të realizohet sa më e përsosur, ne i kemi digjitalizuar të gjitha proceset e punës dhe këto procese i kemi kombinuar me makineritë më cilësore të tregut të reklamave. Si rezultat i këtij kombinimi, ne kemi minimizuar gabimet dhe kemi thjeshtësuar procesin e montimit, kështu duke kursyer kohën e klientit dhe lehtësuar punën e ekipit tonë. Për të qenë në hap me kohën dhe industrinë, ne gjithmonë i përditësojmë programet softuerike dhe hulumtojmë për makineritë e fundit.

Për realizimin e një reklame duhen kombinuar materialet nga më të ndryshmet si: ngjitësi, ndriçimi, plastika, hekuri, metali, foreksi, izolatori, bulonat, alukabondi etj… Ne në Grafika jemi të vetëdijshëm se reklamat nuk janë gjëra sezonale që ndryshohen çdo vit, por pëkundrazi ato prodhohen për ti qëndruar kohës dhe kushteve të ndryshme për një kohë shumë të gjatë. Prandaj, për të minimizuar mirëmbajtjen dhe kursyer kokëçarjen e klientëve ne gjithmonë përdorim materialet më cilësore në treg.

Kapacitetet tona

Instalim (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni)

Ekipet tona përbëhen nga instalues dhe mjeshtër ekspert që kanë njohurinë dhe përvojën e duhur për të instaluar çdo lloj reklame kudo në rajon. Përveç qasjes profesionale dhe miqësore ndaj klientëve, ekipet tona të instalimit kanë kapacitet të përfundojnë punën me shpejtësi dhe pa pengesa në operimin e biznesit tuaj. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se biznesi juaj nuk duhet të pauzoj për asnjë kohë operimin e saj përgjatë vendosjes së reklamave.

Përvojë

Që nga themelimi ne jemi udhëhequr nga parimi i respektit, integritetit dhe marrëdhënies korrekte me klientin, prandaj besojmë që këto parime luajnë rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve cilësore. Me më shumë se 10 vite përvojë në realizimin e reklamave kualitative për klientët tanë, ne ju sigurojmë se kërkesat tuaja gjithmonë do të kenë një zgjidhje efektive dhe inovative.

Specialistë të korporatave

Nga përvoja me klientë të korporatave, që tash e sa vite na i besojnë reklamat e tyre, kemi mësuar shumë. Klientët tanë nga korporatat gjithmonë kanë kërkesa strikte të cilat kërkojnë një përkushtim dhe vëmendje të veçantë,  prandaj, ne kemi krijuar një departament të specializuar që mund të ofrojë zgjidhje të menjëhershme kërkesave të klientëve nga korporatat.

Menaxhim i Projekteve

Grafika mund të menaxhojë nevojat që mund t’i keni për reklamën e biznesit tuaj. Menaxhimi i projekteve tuaja përfshin fazën fillestare të konceptimit të brendit e deri tek nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare për realizimin e reklamës. Përgjatë të gjithë procesit, ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me ju për t’u siguruar që produkti që ofrojmë është brenda kërkesave tuaja, në kohë dhe nuk e tejkalon buxhetin tuaj. 

Kontroll i Cilësisë

Edhe pse ne punojmë me materiale të përzgjedhura, përsëri kontrolli i cilësisë mbetet pjesë integrale dhe thelbësore në të gjitha shërbimet tona. Prandaj në çdo hap të procesit të prodhimit të reklamave ne sigurohemi për kontrollin e cilësisë.

Garancion dhe Mirëmbajtja

Ne nuk mbarojmë punë me klientin në momentin e instalimit të reklamës, përkundrazi, ashtu siç përmendet në kontratat tona me klientët, ne ofrojmë garanci dhe mirëmbajtje për të gjitha reklamat e instaluara. Ekipet tona janë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë për të riparuar reklamat tuaja. Kjo do të thotë që ju nuk do të prisni gjatë për riparime reklamash ose kërkesa për mirëmbajtje. Shumica e riparimeve përfundojnë në një vizitë.

This website uses cookies to improve your experience. Cookie Policy
tr_TRTurkish